Home / Kryesoret / Fillon monitorimi i mediave nga sot

Fillon monitorimi i mediave nga sot

Prej sot fillon monitorimi i prezantimit zgjedhor medial, i cili do të bëhet sipas Metodologjisë për monitorimin e prezantimit zgjedhor medial përmes serviseve programore në radio dhe televizione gjatë proceseve zgjedhore.

Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuale dje kumtoi se ka vendosur ta pezullojë Metodologjinë për monitorimin e prezantimit zgjedhor medial përmes serviseve programore në radio dhe televizione për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen në vitin 2016, e sjellë më 26.08.2016.

Në ndërkohë u kompletua dhe filloi të punojë edhe Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e prezantimit medial, mandati i së cilit do të jetë deri në fund të procesit zgjedhor. Anëtari i pestë, Lulzim Haziri u zgjodh me konsensus pasi kandidatura e tij u dakordua në takimin e liderëve të partive të mërkurën në mbrëmje.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *