Home / Lajme / Maqedoni / Fillon projekti për trajnimin e avokatëve për Ligjin e ri për Procedurë penale

Fillon projekti për trajnimin e avokatëve për Ligjin e ri për Procedurë penale

Oda e avokatëve të RM-së (OARM) në bashkëpunim dhe me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, Byronë për luftë ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe zbatimin e ligjeve (INL), fillon me implementimin e projektit njëvjeçar “Trajnimi i avokatëve mbrojtës për Ligjin e ri për procedurë penale dhe Ligjin për përcaktimin e llojit dhe matjen e lartësisë së dënimit”.

“Mbrojtësit e luajnë rolin kyç në vendosjen e sistemit bashkëkohor dhe përgjegjës të drejtësisë penale. Një prej reformave më të rëndësishme të sistemit juridik në Maqedoni ishte zbatimi i sistemit adversial, zhvillimi i qeverisjes të së drejtës dhe i respektimit të të drejtave të njeriut. Mu për këtë, qëllimi i projektit është zhvillimi i afëtsive të avokatëve në lidhje me karakteristikat kyçe të Ligjit për procedurë penale dhe të Ligjit për përcaktimin e llojit dhe matjes së lartësisë së dënimit”, thonë nga OARM.

Arritja e këtij qëllimi, siç theksojnë, do të mundësohet vetëm përmes edukimit të vazhdueshëm të avokatëve mbrojtës dhe locimit të sferave të cilat konsiderohen si dobësi në ligjet e reja.

Gjatë projektit do të realizohen më shumë trajnime dhe tryeza të rrumbullakëta me theks të veçantë në aftësitë praktike të cilat do të zbatohen prej ekspertëve vendorë dhe të huaj.

Trajnimi i parë, i cili ka të bëjë me Ligjin për procedurë penale (LPP), siç njoftojnë nga Oda e avokatëve, do të mbahet sot në Shkup.

Në takim fjalim duhet të mbajnë Nikolla Dodevski, kryetar i Odës së Avokatëve të RM-së dhe Ajrin F. Mar, u.d. këshilltar, Byroja i Departamentit Shtetëror për luftë ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe zbatimit të ligjeve (INL), Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *