Home / Kryesoret / Garevski: Nuk ka lidhje të tërmetit me vërshimet

Garevski: Nuk ka lidhje të tërmetit me vërshimet

Mihail Garevski, drejtor i Institutit për inxhinieri të tërmeteve dhe inxhinieri sizmologjike theksoi se janë të mundshme që të ndodhin edhe disa tërmete më të vogla, pas tërmetit që ndodhi sot në mëngjes .

“Aftershoket janë një fenomen i pritshëm pas një tërmeti me fuqi të këtillë. Vendi është e mundshme që të vazhdoje të tronditet, por ato kryesisht janë tërmete të vogla. Në Itali pas tërmetit në Amatrice me 24 gusht vijuan 2.500 aftershoke më të vogla. Këtu nuk ka vend për panik. Tërmeti fuqishëm është ndjerë dhe unë i këshilloj të gjithë ato që janë shqetësuar që të dalin jashtë për gjysmë ore që të qetësohen. Nuk ka rrezik nga rrënimi i ndërtesave e të ngjashme dhe mund të rrinë jashtë të sigurt. Një këshillë të këtillë nuk e japim nëse tërmeti do të kishte forcë shkatërruese”, theksoi Garevski.

Edhe këtë tërmet Garevski nuk e lidhi me vërshimet.

“Edhe pse ndoshta ngjarjet më demantojnë, në botë nuk ekziston asnjë punim shkencor që do t`i lidh vërshimet me tërmetet. Tërmetet ndodhin për shkak të lëvizjeve në thellësitë e tokës ku uji në sipërfaqe edhe nuk prek”, deklaroi Garevski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *