Home / Kryesoret / Gostivar: Vdes në aksident trafiku këmbësori nga fshati Banjicë e Epërme – shoferi ik nga vendngjarja

Gostivar: Vdes në aksident trafiku këmbësori nga fshati Banjicë e Epërme – shoferi ik nga vendngjarja

Shtatëdhjetë e tetëvjeçari me inicialet N.D. nga fshati Banjicë e Epërme (Gostivar) vdiq në një aksident trafiku dje në ora 20 e 25 minuta në autostradën Gostivar – Tetovë, përballë sallës sportive te fshati Pirok, njoftoi zëdhënësi i policisë në Tetovë Marjan Josifovski.

Sipas infomatave m të cilat disponon ai deri më tani, këmbësori është goditur goditur nga një makinë ende e panjohur me një shofer të panjohur, i cili është largua nga vendi I aksidentit, ndërsa këmbësori ka ndëruar jetë në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të marra.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestra nga shërbimi I ndhimës së shpejtë I cili ka mbërritur në vendngjarje, kurse inspektimin e ka bërë prokurori public dhe një ekip i SPB Tetovë.

Sipas prokurorisë, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

“Hetimet janë duke u zhvilluar me qëllim të përcaktimit të identitetit të shoferit dhe mjetit të përfshirë në aksident, si dhe çdo gjë tjetër lidhur me të”, informoi Josifovski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *