Home / Lajme / Botë / Gratë saudite e dorëzuan peticionin historik për lirimin nga burrat

Gratë saudite e dorëzuan peticionin historik për lirimin nga burrat

Mbi 14.000 gra në Arabinë Saudite nënshkruan peticion me të cilin kërkojnë të largohet sistemi i mbikëqyrjes nga burrat, shkruan gazeta e Beogradit “Blic”.

Që të munden të udhëtojnë, të marrin banesë me qera, të bëhen mjeke, të studiojnë, të punësohen, apo edhe të martohen, gratë në Arabinë Saudite duhet ta marrin pëlqimin e një burri. Në raste të shumta kujdestarët e tyre janë anëtarë meshkuj të familjes, më së shpeshti baballarët, vëllezërit ose kushërinj meshkuj, por në rast se gruaja është vejane atë rol mund ta marrin edhe fëmijët meshkuj.

Megjithatë, problemi më i madh është se gratë nuk mund të mbrohen nga kujdestarët e tyre në rast se keqpërdoren. Madje në vitin 2013 dhuna familjare në këtë vend u bë e dënueshme, por edhe njëkohësisht e vështirë për të dëshmuar, pasi gruaja mund të hyjë në gjykatë vetëm me lejen e një burri.

Gratë në Arabinë Saudite dëshirojnë ta ndryshojnë gjendjen e këtillë, ndërsa filluan edhe aksionin nën hashtagun “TogetherToEndMaleGuardianship” respektivisht bashkërisht ta ndërpresim kujdestarinë nga burrat dhe “StopEnslavingSaudiWomen”, respektivisht “ndaloni t’i robëroni gratë saudite”.

Graët saudite nuk heqin dorë nga të drejtat e tyre. Atë që e kërkojnë është që gruaja të jetë vetë përgjegjëse për veten, respektivisht atë të drejtë ta fitojë mes moshës 18 dhe 21, kur edhe bëhet madhore.

Peticionin në Gjykatën mbretërore e dorëzoi aktivistja Aziza Al-Jusef. Kjo është hera e dytë gjatë pesë viteve të fundit që gratë të fillojnë fushatë kundër kujdestarisë së burrave.

Autoritetet saudite tani për tani nuk e komentojnë peticionin

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *