Home / Kryesoret / Han: Përmbushni reformat urgjente prioritare dhe ndihmoni punën e PSP-së

Han: Përmbushni reformat urgjente prioritare dhe ndihmoni punën e PSP-së

Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han bëri apel nga Brukseli që të punohet më fuqishëm në zbatimin e Reformave Urgjente Prioritare, që përfshijnë sferat kyçe të sundimit të ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, depolitizimin e administratës publike si dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Këtë apel, Han e bëri në një takim me zv/kryeministrin për çështje evropiane Arbër Ademi. Zyrtari nga Shkup informoi Brukselin për realizimin e detyrimeve nga Marrëveshja e Përzhinës.

Pavarësisht lëvizjeve që janë bërë, Han theksoi nevojën e mbështetjes politike dhe institucionale për punën e Prokurores Speciale Publike, ndërsa kërkoi që të gjithë aktorët politik, të japin kontributin e tyre për vazhdimin e procesit integrues të vendit tonë euro-integrues.

Një vëmendje e madhe në takim, zuri edhe çështja e emigracionit të paligjshëm dhe parandalimit të tij.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *