Home / Kryesoret / Hasanbegu katër javë pas vërshimeve, kanalizimet e papastruara

Hasanbegu katër javë pas vërshimeve, kanalizimet e papastruara

Pluhur, rrugë të paasfaltuara, shtëpi të rrënuara, kanale të pa pastruara, kjo është pasqyra e Hasanbegut 4 javë pas vërshimeve të 6 gushtit.

Banorët e kësaj paralagje të Shkupit, akuzojnë autoritetet se i neglizhuan, dhe i kanë lënë vet t’i pastrojnë dëmet që u solli katastrofa natyrore.

‘’Nuk vjen askush për të na pyetur! Shikoni ujin si është mbushur! Vet po bëjmë, një tampon e kërkoj qe sa kohë, nuk po e sjellin! Shikoni rrugën si është e zënë nuk vjen ta çel asnjeri. Askush nuk ka ardhur për të na pyetur a keni dëm ose jo’’, tha  Nehat Emini.

Ndërkohë rruga ‘’Andon Popov’’ në Hasanbeg, ka filluar të asfaltohet.

Ajo ishte dëmtuar gjatë vërshimeve. Mirëpo riparimi i saj po bëhet ende pa u rregulluar kanalizimi i cili në këtë zonë është më problematik.

Banorët këtu thonë se kjo rrugë është ndërtuar deri në kilometrin e parë, ndërkaq kilometri tjetër është lënë pa asfalt.

‘’Po shihet edhe vet, deri këtu rruga është bërë, dje kanë filluar për ta rregulluar e tash. Sot thanë se të hënën do ta rregullojnë dhe këtë pjesën këtu, por me sa kam informata deri këtu ka për tu bërë. Ajo pjesa andej ndoshta nuk do të bëhet, do të bëhet vetëm me tampon’’, tha  Adem Ismaili.

Banorët janë të revoltuar pse edhe pas 4 javëve, lagja e tyre, siç thonë ata, nuk është kthyer në gjendje normale.

Ata u bënë thirrje autoriteteve, që të angazhohen më shumë, dhe të mos i zë dimri pa infrastrukturën e cila mund t’iu shkaktoj një katastrofë të dytë./21Media

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *