Home / Kryesoret / Investimet kapitale të Fatmir Izairit në fsh. Strimnicë arrinë 1 milion euro

Investimet kapitale të Fatmir Izairit në fsh. Strimnicë arrinë 1 milion euro

Vazhdojnë projektet kapitale të komunës së Zhelinës në fshatin Strimnicë. Dje ka përfunduar edhe rruga në hyrje të fshatit me të gjitha standardet që kap vlerën 60 mijë euro, që përpos asfaltimit është bërë edhe zgjerimi i saj deri në 6-8 metre gjërësi që lehtëson qarkullimin e lirshëm të banorëve.

Përpos asfaltimit komuna e Zhelinës në një rrugicë të fshatit Strimnicë ka kontribuar edhe me 500 metër katror begatona ku me bashkëfinansim nga banorët ajo rrugë u ndërtua me të gjitha standardet.

Projektet tjera kapitale të komunës së Zhelinës nga kryetari Fatmir Izairi janë edhe ujësjellësi i fshatit që kap vlerë prej 389 780 euro.  ” Ndërtimi i ujësjellësit me shumë 389 780 euro, investim ky nga ana e Komunës dhe pushtetit qendror, kurse pagesat për kyçje nga amvisëritë në vlerë prej 63 963 euro, janë përdorur për pagesën e borxhit ndaj EVN në shumë prej 29 529 euro të mbetur nga Bashkësia lokale, prej kohës kur ata menaxhonin me ujësjellësin, si dhe për pagesën e 340 orë matësve të ujit” thuhet nga ana e komunës së Zhelinës

Ndërsa sa i përket ndërtimit të kanalizimit në fshatin Strimncë nga komuna e Zhelinës thonë se është përzgjedhur forma 50/50% , dhe për këtë arsye me vendim të këshillit të Komunës, janë të liruar nga pagesa për kyçje në rrjetin e kanalizimit, kështu që bashkë investimi total arrin shumën rreth 300 mijë euro.

Investimet tjera rreth dokumentacionit teknik për ujësjellës dhe kanalizim, rrugë, plan urbanistik, 2750 m2 bekatona, rikonstruim i mëhershëm dhe mbushja e gropave, e tejkalojnë vlerën e investimeve mbi 100 mijë euro.

Përveç shumë projekteve tjera, të cilët janë kryer në vendbanimin Strimnicë, aktualisht është finalizuar rikonstruimi i shkollës fillore “Ibrahim Temo” me investim prej 68 183 euro .

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *