Home / Kryesoret / Ivanov-Duda: Marrëdhënie të shkëlqyera, thellim i bashkëpunimit në ekonomi dhe mbrojtje

Ivanov-Duda: Marrëdhënie të shkëlqyera, thellim i bashkëpunimit në ekonomi dhe mbrojtje

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në suaza të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të 71-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, realizoi takim me presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda.

Bë takim siç njoftoi Kabineti i Ivanovit, janë konstatuar marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimi në shumë sfera. Është dakorduar këmbim i vizitave të nivelit më të lartë në periudhën e ardhshme, të cilat duhet të kontribuojnë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, posaçërisht në sferën e ekonomisë dhe të mbrojtjes.

Të dy presidentët kanë këmbyer mendime për situatën në rajon, posaçërisht në kontekst të perspektivës së saj evropiane dhe euroatlantike. Presidenti i Maqedonisë ka porositur se është koha e fundit të tejkalohet gjendja status-kuo lidhur me fillimin e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian dhe lidhur me anëtarësimin në NATO-s, si parakusht i rëndësishme për stabilitet të përhershëm në rajon.

“Pres që Polonia si miku ynë i dëshmuar të vazhdojë t’i mbështesë angazhimet dhe përpjekjet tona për integrim në Bashkimin Evropian dhe NATO”,  ka theksuar Ivanov pas takimit me Dudan.

Të dy presidentët kanë këmbyer mendime edhe për krizën e migrimit dhe të refugjatëve. Presidenti Ivanov ka theksuar se Republika e Maqedonisë është e vendosur të japë kontributin e saj në tejkalimin e saj, të veprojë në harmonizim me vendet e tjera, duke mos rrezikuar me këtë rast sigurinë e saj kombëtare. s

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *