Home / Kryesoret / Ivanov-Obama: Është konfirmuar mbështetja e SHBA-së për qëllimet strategjike të Maqedonisë

Ivanov-Obama: Është konfirmuar mbështetja e SHBA-së për qëllimet strategjike të Maqedonisë

residenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në Nju-Jork mori pjesë në pritjen të cilën e organizoi presidenti amerikan, Barak Obama për pjesëmarrësit e sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

Në bisedën e shkurtë joformale ndërmjet presidentit të Maqedonisë dhe të SHBA-së, siç kumtoi kabineti i Ivanovit, u konfirmua mbështetja e SHBA-së për realizimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë, anëtarësimi në NATO dhe në BE.

Në pritjet të cilat për shefat e delegacioneve që morën pjesë në sesionin e 71-t të Asamblesë së prëgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i organizuan presidenti Obama dhe sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun, presidenti Ivanov pati takime joformale dhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Xhon Keri, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidentin bullgar, Rosen Plevneliev, presidentin çek, Millosh Zeman, kryesuesin e kryesisë boshnjake, Bakir Izetbegoviq, sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Roberto Zanier, kryetarin e sesionit të 71-të të Asamblesë së përgjithshme, Piter Tomson. Në takime u bisedua për gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë, rajonin e Evropës Juglindore nga aspekti i integrimeve, si dhe krizën e migrantëve dhe refugjatëve dhe sfidat e sigurisë.

Paraprakisht, presidenti Ivanov realizoi disa takime bilaterale, mes të cilave me kryetarët e Këshillit të Evropës, të Polonisë, të Egjiptit, me mbretin jordanez dhe me kryeminsitrin norvegjez.

Në tkaim me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, presidenti Ivanov theksoi se edhze krahas sfidave me të cilat përballet Unioni, si dhe vetë procesi i zgjerimit, Republikës së Maqedonisë si dhe tërë rajonit të Evropës Juglindore i nevojitet integrim i përshpejtuar në Bashkimin Evropian, sepse, siç vlerësoi Ivanov, kjo është mënyra më e mirë për konsolidim të plotë të rajonit, me çka, ndërkaq, do të konsolidohet edhe Bashkimi Evropian.

Në atë kontekst, Ivnaov gjatë takimit me presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, porositi se është koha e fundit që të tejkalohet gjendja e status-kuo-së lidhur me fillimin e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian dhe lidhur me anëtarësimin në NATO, si dhe parakusht i rëndësishëm për stabilitet të qëndrueshëm në rjaon.

Në kuadër të sesionit të 71-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të bashkuara, Ivanov mori pjesë dhe foli në takimin e nivelit të lartë për lëvizjet e mëdha të refugjatëve dhe migrantëve. Ai porositi se Maqedonia lidhur me krizën e migrantëve dhe refugjatëve do të veprojë në drejtim të mbrojtjes së sigurisë nacionale, ndërsa nga Bashkimi Evropian kërkoi ndihmë, me qëllim që Maqedonia të mund ta ndihmojë Unionin.

Është paraparë që Ivanov sonte vonë, sipas kohës së Maqedonisë, të flasë në sesionin e 71-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dnërkaq gjatë tubikmit të organizatës botërore, ai do të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *