Home / Kryesoret / Ivanov-Tusk: Zgjerimi i BE-së të vazhdojë edhe krahas sfidave

Ivanov-Tusk: Zgjerimi i BE-së të vazhdojë edhe krahas sfidave

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në Nju-Jork pati takim me kryetarin e Këshillit evropian, Donald Tusk.

Në tkaim u bisedua për gjendjen me eurointegrimet e Republikës së Maqedonisë, si dhe për sfidat me të cilat dalin nga kriza e migrantëve dhe refugjatëve, posaçërisht në aspektin e sigurisë, kumtoi kabineti i Ivanovit.

Presidenti i Maqedonisë theksoi se Republika e Maqedonisë do ta vazhdojë procesin reformues, me qëlli të arritjes së standardeve dhe kritereve evropiane dhe do të vazhdojë të kontribuojë për bashkëpunimin rajonal, në ruajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit në Evropën Juglindore.

Republika e Maqedonisë, theksoi presidenti Ivanov, kërkon raport të barabartë dhe të drejtë nga lidershipi nevropian dhe nga të gjitha vendet-anëtare të Bashkimit Evropian dhe pret të zbatohet shembulli pozitiv i lëvizjes paralele në integrim dhe në tejkalimin e çështjeve të hapura bilaterale.

“Edhe krahas sfidave me të cilat përballet Unioni, si dhe betë procesi i zgjerimit, Republikës së Maqedonisë, si edhe tërë rajonit të Evropës Juglindore u nevojitet integrim i prëshpejtuar në Bashkimin Evropian, sepse ajo është mënyra më e mirë për konsolidim të plotë të rajonit, em çka, ndërkaq, do të konsolidohet edhe Bashkimi Evropian”, theksoi presidenti Ivanov.

Në kontekst të sfidave lidhur me krizën e migrantëve dhe refugjatëve, presidenti Ivanov potencoi se Republika e Maqedonisë angazhohet për zgjidhje gjithpërfshirëse evropiane, që do të përfshijë kritere të përbashkëta për përballje me krizën e migrantëve. Në atë drejtim, bashkëbiseduesit konstatuan se nevojitet aksion urgjent i koordinuar dhe sinkronizuar i të gjitha shteteve të prekura.

Presidenti i Maqedonisë theksoi se Republika e Maqedonisë i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet për mbrojtje të kufijve shtetëror dhe për ruajtjen e sigurisë nacionale, me atë rast duke e pasur parasysh obligimin për trajtim human të refugjatëve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *