Home / Lajme / Botë / Joakim Herman: Kush dëshiron të mbajë burkë dhe hixhab në Gjermani – le të kërkojë një shtet tjetër

Joakim Herman: Kush dëshiron të mbajë burkë dhe hixhab në Gjermani – le të kërkojë një shtet tjetër

Ministri bavarez i Punëve të Brendshme, Joakim Herman kërkon që të gjithë emigrantët të cilët do të refuzohen në procesin e marrjes së statusit të azilkërkuesve të kthehen në zonat ushtarake si Afganistani.

Dallimet midis Unionit socio-kristian (CSU) dhe CDU të kancelares, Angela Merkel, të cilët në nivel federal funksionojnë si një subjekt politik, rriten pas rezultateve katastrofike të Merkelit në zgjedhjet krahinore në njësinë e saj zgjedhore në Meklenburg – Forpomen, ku CDU humbi nga partia ekstreme djathtiste antiislame AFD.

Sipas CSU, shkak për dështimin e CDU-së është politika e keqe emigruese e Merkelit, me ç’rast një pjesë e udhëheqësisë së partisë bavareze është kundër që Merkel të jetë kandidate për lidere të konservativëve në zgjedhjet federale të caktuara për shtatorin e ardhshëm.

Në një deklaratë për tabloidin “Bild” Herman e mbështet idenë që azilkërkuesit e refuzuar të kthehen në Afganistan dhe në rajonet e tjera të kapluara nga lufta, që është diametralisht në kundërshtim me politikën e Merkelit e cila kërkon që në asnjë rast refugjatët të mos kthehen në zonat konfliktuoze.

“Duhet të mundësohet që të zbatohen deportime në rajonet e kapluara nga kriza si Afganistani Verior, ku armata gjermane me vite punon në drejtim të paqes dhe lirisë”, thotë ministri bavarez i Punëve të Brendshme.

Herman kërkon edhe që të gjithë refugjatët të cilët vijnë në Gjermani të mbahen në qendrat transitore derisa nuk përcaktohet identiteti i tyre.

Sipas propozim-dokumentit të CSU-së në të cilin potencohet mbrojtja e “vlerave gjermane” nga multikulturalizmi refugjatët i porosit: “Kush nuk dëshiron të shëtisë pa burkë dhe hixhab mund të gjejë një vend tjetër për të jetuar”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *