Home / Kryesoret / Kambovski: Politikanët janë të angazhuar që të zgjidhin krizën

Kambovski: Politikanët janë të angazhuar që të zgjidhin krizën

Ne kemi të drejtën që të krenohemi me aktin historik të shpalljes së pavarësisë që mundëson gjatë këtyre 25 viteve shoqëria e Maqedonisë, të përjetojë transformime të rëndësishme dhe të bëhet shoqëruese e barabratë e komunitetit të popujve dhe shoqërive të civilizuara. Mësimet e  tërë kësaj rruge  të kaluar janë të qarta, ky është angazhimi i të gjitha forcave krijuese, dhe para së gjithash, liderëve politikë për realizimin e interesit shtetëror që nënkupton dalje nga kriza politike dhe kthimin e rrugës të integrimeve  euroatlantike.

Këtë e deklaroi akademiku Vllado Kambovski me rastin e konferencës me temë “Marrëveshje ndërkombëtare nga shekulli 19 deri në shekullin e 21-të dhe integrimet euroatlantike në Republikëne e Maqedonisë, që sot u mbajt në ASHAM në organizim të Institutit për Kërkime Gjeostrategjike dhe Politikë të Jashtme pranë MPJ-së në bashkëpunim me Qendrën për Kërkime Strategjike pranë Akademisë  të Maqedonisë, Institutit për Histori Kombëtare të Maqedonisë dhe Institutit për Trashëgimni Shpirtërore të Shqiptarëve.

Sipas tij zgjedhjet korrekte duhet të japin një strukturë politike që do të pranojë një angazhim të tillë që t’i zbatojë reformat thelbësore, para së gjithash, në sistemin politik dhe sërisht t’i aktivizojë të gjitha kanalet e avancimit të procesit të integrimeve euroatlantike  duke zgjidhur  pyejte të tilla të hapura, duke theksuar, përdorimin e emrit kontestues kushtetes në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai theskon se edhe vetë partitë politike duhet që të kalojnë përmes procesit të riorganizimit të brendshëm, demokracisë dhe reformave nëse dëshirojnë reforma demokratike në shoqëri në tërësi.

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, theksoi se eurointegrimet për RM-në janë qëllimi i vetëm strategjik  i projektuar nga pavarësia që ka përkrahje pa rezervë nga të gjithë qytetarët  dhe edhe pse deri tani është bërë shumë fakt është se ende nuk është arritur qëllimi. Për realizimin e kësaj dispozite,  e cila theksoi mbetet edhe më tej një sfidë e madhe, nevojitet vendi të dalë nga kriza politike në të cilën ndodhet  për një periudhë më të gjatë dhe që u pasqyrua negativisht.

“Prandaj pikërisht për këtë besj se me marrëveshjen e liderëve politikë  që të mbahen zgjedhje të parakohëshme parlamentare në dhjetor këtë vit vendi sërish do të kthehet në proceset reformuese dhe obligimet që dalin nga agjenda evropiane”, tha Ademi.

Kryetari i ASHAM-it, Taki Fiti, përmendi se në 25 vitet e vështira të kaluara në tranzicion dhe në tundime, Maqedonia  ka arritur rezultate të vlefshme për respekt, siç është akti i pavarësisë monetare, luftën për njohjen e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit dhe arritjen e statusit kandidiat për anëtarësim në BE.

Të mësojmë nga gabimet në histori, kishte kohë kur dikush tjetër vendoste për ne, ndërsa tani si subjekt ndërkombëtar i njohur kemi mundësinë që  fatin ta marrim në duart tona, theksoi Drejtori i Institutit për Kërkime Gjeostrategjike dhe Politikë të Jashtme  pranë MPJ-së Abdulkadar Memedi.

Në forum janë prashikuar dy panele me pjesëmarrjen e përfaqësueseve të opinionit shkencor dhe ekspertë të ciltë do të flasin në tema të lidhura me 25-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *