Home / Lajme / Botë / Karter: Moska dhe Uashingtoni akoma janë larg marrëveshjes për Sirinë

Karter: Moska dhe Uashingtoni akoma janë larg marrëveshjes për Sirinë

Uashingtoni dhe Moska janë larg marrëveshjes për Sirinë, deklaroi mbrëmë në konferencë shtypi në Londër ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Eshton Karter, transmeton TASS.

Sipas tij, sekretari shtetëror i SHBA-së, Xhon Keri nuk do të bënte përpjekje për të mbajtur edhe një takim me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, nëse nuk është i sigurt për suksesin e tij.

“Na paraprin rrugë e gjatë para se të vijmë deri tek ai moment”, shtoi shefi i Pentagonit.

Në ndërkohë, MPJ ruse kumtoi se Lavrov dhe Keri janë pajtuar për negociata dyditore për Sirinë në Gjenevë sot dhe nesër. Në kumtesë thuhet se “në pajtim me urdhrin e presidentëve të Rusisë dhe SHBA-së, i dalë si rezultat i bisedës së tyre më 5 shtator në margjinat e samitit G-20, dy ministra të Punëve të Jashtme janë të gatshëm për detajet e tjera të marrëveshjes për interaksionin ruso-amerikan në luftën me grupet aktuale terroriste në Siri, më pas zgjerimin e qasjes humanitare dhe për fillimin e procesit politik ndërsirian”.

“Për fat të keq, me mbështetjen për regjimin e Bashar al Asad, Rusia e bëri konfliktin në Siri më të rrezikshëm, më të gjatë dhe të hidhur”, tha Karter

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *