Home / Lajme / Botë / KB: Për shkak të përleshjeve në Hama janë zhvendosur 100.000 persona

KB: Për shkak të përleshjeve në Hama janë zhvendosur 100.000 persona

Rreth 100.000 persona janë zhvendosur për shkak të luftimeve intensive të javës së kaluar midis forcave qeveritare siriane dhe kryengritësve në provincën siriane Hama, kumtuan sot Kombet e Bashkuara.

Të dhënat për personat e zhvendosur kanë të bëjnë për periudhën prej më 28 gusht deri më pesë shtator.

KB, duke iu referuar informacioneve të Gjysmëhënës së kuqe siriano-arabe dhe guvernatorit të Hama, pohon se në qytetin Halfaja ka pasur 4.500 familje prej të cilave 2.800 kanë mbetur në qytet, ndërsa të tjerët kanë arritur të arratisen për shkak të luftimeve.

Kryengritësit javën e kaluar ndërmorën ofensivë në pjesën veriore të provincës Hama dhe shpejtë e kanë pushtuar Halfajën, ndërsa forcat qeveritare sulmit i janë përgjigjur me sulme ajrore. Një numër i madh i personave janë arratisur drejt qytetit Hama, fshatrat përreth dhe provincën Idlib.

Edhe 4.500 familje janë zhvendosur nga Tajbat el Imam, ku ka pasur 9.500 familje.

KB thekson se një numër i madh i personave të zhvendosur kanë fjetur në qiell të hapur si dhe në xhamitë dhe shkollat.

Në përplasjet gjashtëvjeçare në Siri rreth 11 milionë persona i kanë braktisur shtëpitë, prej të cilëve 4,8 milionë janë refugjatë, ndërsa pothuajse shtatë milionë janë persona me zhvendosje të brendshme.

Gjithashtu lexo

KSHZ sot fillon zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhor

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot hap procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhor. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *