Home / Kryesoret / Kemi dëshmi të mjaftueshme dhe jemi duke pritur drejtësi

Kemi dëshmi të mjaftueshme dhe jemi duke pritur drejtësi

Prokurorja speciale publike, Katica Janeva në një intervistë për RTVM deklaroi se beson se gjykata do të hap një rast për akuzat e tyre, pasi që kanë dëshmi të mjaftueshme për lëndët.

Përveç materialeve nga bisedat e përgjuara, Janeva theksoi se kanë edhe dëshmitar dhe dokumente mbi bazë të cilave i kanë ngritur akuzat.

Në atë pikëpamje, prokurorja speciale publike edhe njëherë apeloi që Parlamenti t`i miratoje ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Ajo paralajmëroi se do të marr pjesë në shqyrtimin e raporti të dytë të PSP-së para Këshillit të Prokurorëve Publik dhe Parlamentit.

“Dua ta prezantoj raportin edhe para Këshillit të prokurorëve edhe para Parlamentit për ta intensifikuar bashkëpunimin tonë, dhe para së gjithash për të apeluar për miratimin e ndryshimeve të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe shtyrjen e afatit për hetimet”, deklaroi Janeva.

Në pyetjen nëse po përballet me presione, prokurorja u përgjigj: Qetë flej natën pasi që me ndërgjegje po e kryej punën, por nuk mund të jam e qetë kur dëshmitarët tonë janë të pambrojtur

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *