Home / Kryesoret / Keratokonusi: Si mund të diagnostikohet dhe mjekohet

Keratokonusi: Si mund të diagnostikohet dhe mjekohet

Mjekja Fanka Gilevska është specialiste-oftalmologe e angazhuar në Oftalmologjinë Sistina. Ne me të biseduan për sëmundjen e quajtur keratokonus, simptomat dhe mjekimin e saj.

  1. Çfarë është keratokonusi dhe përse shfaqet?

Keratokonusi është sëmundje syri me të cilën dobësohet dhe theksohet kornea e syrit. Kjo sëmundje bën që kornea e syrit të marrë formën e një koni që zhvillohet, ndërsa pas dobësimit të madh formohen plasaritje dhe mjegullohet shikimi. Sipas hulumtimeve të fundit, arsyeja e shfaqjes së keratokonusit është mosbalancimi i enzimave të kornesë së syrit. Gjithashtu, keratokonusi mund të trashëgohet, por mund të shfaqet edhe si rezultat të djegieve të syve me rrezet e forta ultravjollcë dhe iritimin kronik të syrit.

  1. Sa shpesh shfaqet sëmundja e keratokonusit tek ne dhe a janë femrat më të prekura se meshkujt?

Hulumtime të caktuara kanë konstatuar se femrat janë më të prekura nga sëmundja e keratokonusit, krahasuar me meshkujt, si rezultat të ndryshimeve të shpeshta hormonale që ndodhin gjatë ciklit menstrual, por këto konstatime nuk janë vërtetuar. Ndërkaq, duke ditur që deri para pak kohësh në Maqedoni nuk kishte një metodë adekuate për diagnostikimin e keratokonusit në fazën e hershme të shfaqjes së tij, nuk mund të sigurojmë një numër të saktë të personave që vuajnë nga keratokonusi. Pas sigurimit të aparaturave më moderne ne kemi zbuluar shumë më tepër raste nga sa kemi pritur, raste këto të cilave mund t’u ndihmojmë. Gjëja më e rëndësishme janë kontrollet e rregullta oftalmologjike që në moshë të vogël, që të ndiqet gjendja e syrit sepse keratokonusi shfaqet që në moshë të vogël.

  1. Cilat janë simptomat e keratokonusit?

Simptomat fillestare janë zhvillimi i shpejtë i dioptrisë dhe cilindrit. Tek pacientët që mbajnë syze zakonisht ndodh që gjatë çdo kontrolli oftalmologjik mujor të ndryshohen xhamat e syzave, si rezultat të ndryshimit të dioptrisë. Personat që mbajnë thjerrëza, si rezultat të theksimit të kornesë së syrit, nuk mund t’i mbajnë të njëjtat sepse ato u pengojnë dhe me të nuk mund të shikojnë mirë. Pas dobësimit të madh të kornesë ajo fillon të çahet, që rezulton me dhimbje të syve.

  1. Si mund të diagnostikohet sëmundja?

Metoda më e mirë e diagnostikimit, me të cilën mund të caktohet me siguri diagnoza, është pentakami. Ne jemi të vetmit në Maqedoni që kemi siguruar këtë aparat, me të cilin bëjmë analiza 3D të të gjithë syrit, me të cilat regjistrohen edhe ndryshimet më të vogla dhe deformimet e kornesë, si dhe raporti me strukturat e tjera të syrit, siç janë irisi dhe thjerrëza. Me pentakamin gjithashtu mund të zbulojmë sëmundjet e fshehura, që akoma nuk kanë shfaqur simptoma dhe të konstatojmë nëse pacienti mund të bëj korrigjimin e dioptrisë me laser.

  1. Çfarë është metoda cross-linking?

Metoda Cross linking është një intervenim kirurgjik i syrit, që duhet të bëhet në rastet e zhvillimit të shpejtë të keratokonusit. Me këtë lloj intervenimi pengohet progresi i mëtejshëm i konit sepse me të forcohet kornea e syrit. Në rastet e diagnostikimit të hershëm të keratokonusit rekomandohen thjerrëza speciale që bëjnë një presion të vogël mbi majën e konit dhe në këtë mënyrë sigurojnë shikim më të mirë, krahasuar me syzet. Regjistrohen edhe raste kur keratokonusi zhvillohet shumë shpejtë, që imponon nevojën e transplantimit të kornesë nga një donor i vdekur.

  1. Pas intervenimit pacienti a duhet të qëndrojë në spital?

Jo! Pacienti menjëherë pas intervenimit lëshohet në shtëpi syhapur. Brenda syrit të trajtuar vendoset një thjerrëz terapeutike e butë, e cila duhet të mbahet 5-7 ditë. Pas intervenimit, muajve në vazhdim, gjendja e syrit duhet kontrolluar rregullisht, ndërsa pacienti mund të vazhdojë të mbajë thjerrëza kontakti.

Informata më të hollësishme lidhur me sëmundjen e keratokonusit mund të gjeni në linkun në vazhdim:

https://www.sistinaoftalmologija.com.mk/sq/sherbimet-tjera/crosslinking

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *