Home / Kryesoret / Kërkohet anulimi i zgjedhjeve parlamentare në Kroaci
Zagreb, 241011. Glavna rasprava na Opcinskom kaznenom sudu protiv optuzenog Darka Petricica kojeg je bivsi predsjednik RH Stjepan Mesic tuzio za klevetu. Na slici: Darko Petricic. Foto: Srdjan Vrancic / CROPIX

Kërkohet anulimi i zgjedhjeve parlamentare në Kroaci

Shoqata qytetare “Korektiv” dhe 18 partitë politike kroate sot kërkuan anulimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kroaci dhe dorëheqje të kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (DIP), Branko Horvatin.

Përfaqësuesi i “Korektiv”, Darko Petriçiq në konferencën për shtyp në Zagreb deklaroi se kërkesat e tilla të shoqatës dhe të partive do të dorëzohen deri te DIP-i, deri te Komiteti etik dhe deri te Institucionet ndërkombëtare.

Petriçiq akuzoi se vëzhguesve të “Korektiv”-it nuk u është lejuar qasja në Komisionin Zgjedhor, si dhe kontroll të Listës zgjedhore dhe rezultatet e zgjedhjeve.

Ai theksoi se “Korektiv” dhe partitë kërkojnë dorëheqje nga kryetari i DIP-it për shkak të manipulimit me mediat dhe opinionit dhe për shkak të pamundësimit  të kontrollit civil  të procesit zgjedhor.

Sipas Petriçiq, Horvatin dhe Komisioni kanë kontribuuar për mbajtjen e zgjedhjeve jotransparente  dhe pamundësimin e monitorimit të vëzhguesve të shoqatës qytetare dhe procesit zgjedhor dhe përpunimit të materialeve votuese.

Petriçiq e akuzoi edhe Radiotelevizionin kroat shtetëror (HRT) se nuk ka siguruar prezantim të barabartë të pjesëmarrësve në zgjedhje, por vetëm i favorizon partitë dhe koalicionet më të mëdha politike.

“HRT nuk ishte etike dhe e drejtë në prezantimin e barabartë të të gjtihë kandidatëve në zgjedhjet parlamentare”, deklaroi Petriçiq.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *