Home / Kryesoret / Komandanti i “Al Nusra” pohon se SHBA-ja është në anën e tyre në luftën e Sirisë

Komandanti i “Al Nusra” pohon se SHBA-ja është në anën e tyre në luftën e Sirisë

– Abu Al Ez, një nga komandantët kryesorë të grupit xhihadist “Al Nusra”, i cili në Siri lufton në anën e kryengritësve, në intervistën për gazetën gjermane “Koelner Stad-Anzeiger” pranoi se SHBA-ja është në anën e tyre në luftën e komplikuar siriane, por edhe se SHBA-ja është ajo që i armatos xhihadistët nga organizatat e tyre.

Siç transmeton sot gazeta e Beogradit “Blic” komandanti Al Ez, i cili aktualisht me luftëtarët e vet gjendet në Alepo, pohon se ka bashkëpunim me amerikanët, edhe pse ajo “nuk është e mjaftueshme”.

“Po, SHBA-ja na mbështet. Jo drejtpërdrejt, por i mbështet vendet që na mbështet neve. Megjithatë, ne nuk jemi plotësisht të kënaqur me mbështetjen e këtillë”, deklaroi komandanti.

Al Ez tha edhe se SHBA-ja duhet kryengritësve tu japë armë “më efikase”, përderisa dëshirojnë të realizojnë përparim kundër ushtrisë siriane.

“Lufta është e  vështirë, ndërsa regjimi e ka mbështetjen e Rusisë”, tha Al Ez dhe shtoi se situata në disa pjesë të Sirisë është nën kontroll.

Amerikanët, sipas tij, militantëve u kanë dhënë raketa kundërtanke.

“Raketat nuk i kanë sjellë drejtëpërdrejt. Amerikanët janë në anën tonë”, tha Al Ez.

Deri vonë fronti “Al Nusra” ishte një nga aleatët më të afrtë të Al Kaedës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *