Home / Kryesoret / Komisioni për media do të debatojë për përzgjedhjen e Hazirit

Komisioni për media do të debatojë për përzgjedhjen e Hazirit

Komisioni i përkohshëm për Monitorimin e prezentimit medial sot në orën 12:00 do të mbajë takim në të cilin duhet të vendosë për përzgjedhjen e anëtarit të pestë.

Në pajtim me marrëveshjen politike të arritur të mërkurën në mbrëmje, për anëtarin e pestë është propozuar që të emërohet Lulzim Haziri, aktivist i OJQ-ve, profesor universitar dhe ish-korrespondenti i RTVM-së nga Gostivari. Anëtari i pestë, i cili në pajtim me marrëveshjen duhet të jetë shqiptar, zgjidhet me konsensusin e katër anëtarëve aktualë, prej të cilëve dy janë emëruar nga VMRO-DPMNE-ja, ndërsa dy nga LSDM-ja. Përzgjedhja e Hazirit u zgjodh pas bisedave të ndara të LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së në Klubin e deputetëve.

Në pajtim me marrëveshjen politike, Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale, i referohet punës së saj që t’i kthehet metodologjisë paraprake, e cila ishte në fuqi në ciklet e anuluara zgjedhore më herët gjatë këtij viti. Partitë dhe televizionet e kontestuan metodologjinë sipas së cilës do të bëhet monitorimi, me ç’rast LSDM-ja insistoi se ajo do t’ju lërë shumë hapësirë mediave, ndërsa asociacioni i televizioneve kryesore AMM (Asociacioni Medial i Maqedonisë) protestoi kundër dispozitave të cilat mund ta çojnë drejt dënimeve për politikën redaktuese.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *