Home / Kryesoret / Kompania nga Anglia investon 20 milion dollar në Gostivar

Kompania nga Anglia investon 20 milion dollar në Gostivar

Në Komunën e Gostivarit po materializohet një investim kapital nga Anglia me vlerë prej 20 milion dollarë. Bëhet fjalë për Kompaninë “PRG Angli”, e cila tashmë ka vendosur të hap fabrikën pas një viti hulumtim për prodhimin e materialeve biokompatibile me qëllim të hapjes së fabrikës për prodhimin e xeheve në fshatin Balindoll të Gostivarit. Fillimisht Komuna e Gostivarit ia kishte mundësuar hulumtimin kompanisë në fjalë, dhe hulumtimi ka rezultuar me sukses dhe është marrë vendim për planifikim afatgjatë të prodhimit në territorin e Komunës së Gostivarit.Për këtë qëllim, sot në kabinetin e tij, kryetari, Nevzat Bejta priti kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë “Raymond Pouer, i cili falënderoi kryetarin Bejta për mbështetjen e parezervë në realizimin e këtij investimi.

“Bëhet fjalë për fabrikë me sipërfaqe të madhe dhe me kapacitet të prodhimit deri në pesë tonë minerale në ditë”, deklaroi Pouer, i cili po ashtu bëri me dije që në vitin e parë do të angazhohen në punë 50 persona, kurse brenda periudhës në vazhdim ky numër do të shumëfishohet me qindra punësime të reja.  Në kohë rekorde, Komuna e Gostivarit aprovoi kërkesën e kompanisë duke i dhënë dritë të gjelbër për të vijuar investimet e veta.

“Me lejoni të shpreh kënaqësi në lidhje me arritjet dhe sukseset e juaja gjatë hulumtimit të kryer në territorin e Komunës së Gostivarit për prodhimin e materialeve biokompatibile. Ndjehem i privilegjuar që keni vendosur të vazhdoni me kompletimin e këtij investimi dhe projekti. Ju siguroj që Komuna e Gostivarit me të gjitha mundësitë që ka në dispozicion dhe në suaza të kompetencave të veta, do të fuqizon përpjekjet që në këtë proces të këtij investimi të ofron shërbimet e veta në saja të nevojave që të lindin brenda kohës”, tha kryetari Nevzat Bejta, i cili tha se administrata komunale do të vihet në shërbim të investitorit në kuptim të sigurimit të projekt – dokumentacionit teknik, leje të ndërtimit si dhe procedurat e tjera të nevojshme administrative. Kompania “PRG Angli” tashmë ka bërë certifikimin e fabrikës dhe prodhimit. Duhet cekur që në nivel botëror, aktualisht janë të certifikuara vetëm 29 fabrika të këtij drejtimi industrial.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *