Home / Kryesoret / Kongresi i dytë i fizioterapistëve të Maqedonisë

Kongresi i dytë i fizioterapistëve të Maqedonisë

Nën moton “Vazhdo të lëvizësh, lëvizja është jetë”, sot dhe nesër në Strugë do të mbahet “Kongresi i dytë i Fizioterapistëve të Maqedonisë në organizim të Shoqatës së fizioterapistëve të Republikës së Maqedonisë (SHFRM).

Në kongres do të marrin pjesë fizioterapistë të njohur botërorë dhe punonjës shëndetësorë të afërt me fizioterapinë, ndërsa i ftuar special do të jetë i njohuri dr. Kenzo Kase inovator i kineziotejpingut. Ai do të mbajë punëtori në kuadër të kongresit me temë “Kineziotejping nga sporti deri te mjekësia”.

Programi në kongres është përbërë prej 43 prezentimeve, tetë punëtori dhe 12 poster prezentime, ndërsa do të mbahet edhe tryezë e rrumbullakët dhe promovimi i librit. Është paralajmëruar pjesëmarrja e 150 fizioterapistëve nga Maqedonia, Bullgarfia, Turqia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Bosnjë e Hercegovina si dhe nga Italia, Zvicra, Gjermania, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të kongresit Tamara Kosheviq fizioterapiste specialiste e diplomuar. Limfen terapiste nga Londra do t’i dhurojë pajisje ortopedike për terapi kompresive përfaqësuesve të shoqatës BORKA.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *