Home / Kryesoret / Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Drejtorin e NDI-së, Chris Henshaw

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Drejtorin e NDI-së, Chris Henshaw

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi
takim me Drejtorin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Chris Henshaw.
Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe zgjedhjet e parakohshme
parlamentare. Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe për kodin zgjedhor si dhe
për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Thaçi njëkohësisht u shpreh se Partia Demokratike Shqiptare do të jep kontribut
maksimal në përshpejtimin e proceseve integruese, si dhe kërkoi dialog serioz për
zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura dhe me interes për shqiptarët në Maqedoni,
mohimi i të cilave e pamundëson ushtrimin e demokracisë së vërtetë në vend dhe
minimizon gjasat e anëtarësimit të vendit në strukturat euroatlantike.
Gjithashtu në takim u diskutuan edhe format e bashkëpunimi konkret mes PDSH-së
dhe NDI-së në sferat e trajnimeve të ndryshme dhe këshillave që i ofron ky institut.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *