Home / Lajme / Maqedoni / Kthehen 29 milion euro në bazë të letrave me vlerë shtetërore

Kthehen 29 milion euro në bazë të letrave me vlerë shtetërore

Ministria e Financave sot në bazë të letrave me vlerë të skaduara nga vlera ka kthyer 1,78 miliardë denarë ose 29 milionë euro.

Sipas kalendarit për letra me vlerë të publikuara në ueb faqen e Ministrisë së Financave, deri në fund të muajit skadojnë për pagesë 8 ankande, derisa janë caktuar tre ankande të reja.

Nga Ministria e Financave mbrëmë potencuan se në interes të zvogëlimit të neto detyrimit  në krahasim me letrat me vlerë shtetërore në periudhën e fundit janë anuluar 6 ankande të parashikuara në kalendar.

Në ankandin e mbrëmshëm kërkesa e letrave me vlerë shtetërore nga ana e bankave e tejkaloi ofertën për 5 milionë euro. Nga Ministria thonë se ky dallim do të futet  në normën e depozitave për vitin e ardhshëm./MIA/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *