Home / Kryesoret / Kuvend, vazhdon debati rreth raportit të PSP-së

Kuvend, vazhdon debati rreth raportit të PSP-së

Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot duhet ta vazhdojë debatin rreth Raportit për aktivitetet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për periudhën prej 15 marsit deri më 15 shtator të këtij viti.

Në rend dite të Komisionit është edhe Raporti vjetor për punën e Prokurorisë Publike në Republikën e Maqedonisë në vitin 2015.

Debati i komisionit për Raportin e PSP-së filloi të mërkurën e javës së kaluar.

Raportet e PSP-së dhe të Prokurorisë Publike janë në rend dite dhe në seancën e përcaktuar për sot në mesditë në kuadër të seancës së 120-të plenare.

Në Parlament për sot janë përcaktuar edhe seanca të Komisionit për financim dhe buxhet, të Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe të Komisionit Ligjdhënës juridik.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *