Home / Kryesoret / Kuvendi do ta mbajë seancën e 119-të

Kuvendi do ta mbajë seancën e 119-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 119-të.

Në rend të ditës të kësaj seance janë Propozim-ligji për plotësime të Ligjit për kadastër të patundshmërive dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për verë, të dyja sipas procedurës së shkurtuar, si dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Inspektoratin shtetëror për bujqësi.

Deputetët duhet të diskutojnë sipas Kërkesës për dhënie të interpretimit autentik të nenit 368 paragrafi 1 nga Ligji për marrëdhënie të detyruara, të parashtruar nga deputeti Blagoja Despotoski dhe Kërkesa për dhënie të interpretimit autentik të nenit 40 paragrafi 4 nga Ligji për veprim me objektet e ndërtuara pa leje (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 23/2011, 54/2011, 155/2012, 725/2013, 44/2014, 115/2014, 199/2014, 124/2015, 129/2015 dhe 217/2016), e në lidhje me nenin 5 dhe 6 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 124/2015) dhe neni 6 i Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.129/2015), të parashtruar nga kryetari i komunës së Strugës, Propozim i vendimit për emërime të anëtarëve të Këshillit republikan për siguri në komunikacionin në rrugë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *