Home / Kryesoret / Kuvendi do ta vazhdojë mbledhjen e 117-të

Kuvendi do ta vazhdojë mbledhjen e 117-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë mbledhjen e 117-të.

Deputetët do ta vazhdojnë debatin reth Propozimj-ligjit për ndryshim të Ligjit për ndërprerje të validitetit të ligjit për caktim të kushtit për kufizim të kryerjes së funksionit publik, qasje të dokumenteve dhe shpallje të bashkëpunimit me organet e sigurisë shtetërore, parashtruar nga opozita.
Goran Sugarevski, njëri nga propozuesit, dje tha se LSDM konsideron se Komisioni për lustrim tashmë nuk duhet të ekzistojë, ndërsa paratë duhet të ridestinohen.

Deputetët nga shumica në pushtet përkujtuan se Komisioni ka obligim t’i përfundojë lëndët e hapura apo gjithsejtë 33 lëndë.

Rreth këtij ligji mbetën të diskutojnë edhe tetë deputetë.
Në kuadër të kësaj mbledhjeje janë edhe propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës për bashkëlokacion të përfaqësive diplomatike-konsullare dhe Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për përmbarim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, në lexim të parë, parashtruar nga opozita.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *