Home / Kryesoret / Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 117-të

Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 117-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 117-të.

Në rend dite është Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës për bashkëlokacion të përfaqësive diplomatike-konsullare.

Deputetët do të debatojnë edhe për Propozim-ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, të Ligjit për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronë shtetërore, Ligjit për sistemin hekurudhor dhe Ligjin për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronë shtetërore dhe me sendet në pronë shoqërore.

Në kuadër të kësaj seance janë edhe propozim ndryshimet e Ligjit për shfuqizimin e ligjit për caktimin e kushtit për kufizimin e ushtrimit të funksionit publik dhe Ligjit për përmbarimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, të dy të parashtuar nga deputetët e opozitës

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *