Home / Kryesoret / Kuvendi e zgjodhi qeverinë kalimtare për zbatimin e zgjedhjeve

Kuvendi e zgjodhi qeverinë kalimtare për zbatimin e zgjedhjeve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite e zgjodhi qeverinë kalimtare, e cila duhet t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Ministër i Punëve të Brendshme është Oliver Spasovski, ndërsa Frosina Remenski ministre e Punës dhe Politikës Sociale. Për Spasovskin votuan 95 deputetë, ndërkaq dy ishin kundër. Remenski, ndërkaq mori mbështetjen e 94 deputetëve, kurse dy votuan kundër.

Deputetët i votuan edhe zëvendësministrat e rinj plotësues. Oliver Andonov do të jetë zëvendësministër plotësues i Punëve të Brendshme, Dime Spasov i Punës dhe Politikës Sociale, Kire Naumov i Financave, Aleksandar Kiracovski i SHoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ljupço Nikollovski i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në fillim të mbledhjes u konstatuan dorëheqjet e ministrave të deritanishme të Punëve të brendshme Lover Andonov dhe Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

Kryeministri Emill Dimitriev, duke e arsyetuar propozimin për ministra, tha se pret nga të gjithë anëtarët e qeverisë përkushtim të lartë dhe të punojnë me përgjegjësi.

Ai shtoi se fokus kryesor i qeverisë së re duhet të jetë organizimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, të cilat askush nuk do të mund t’i kontestojë dhe të cilat do të paraqesin fund të krizës politike.

Dimitriev theksoi se në periudhën në vijim duhet të vazhdojnë edhe projektet të cilat janë në interes të qytetarëve, siç janë atop për uljen e papunësisë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe mbajtja e kontakteve me investuesit potencial. “Mund t’ju informoj se për një periudhë të shkurtë do të kemi shumë lajme të mira në këtë fushë”, tha Dimitriev.

Jo pak me rëndësi, sipas Dimitriev, është edhe çështja e procesit të filluar të reformave në pajtim me rekomandimet nga faktorët ndërkombëtar.

“Konsideroj se kriza politike në Republikën e Maqedonisë është nga fundi dhe jam i bindur se organizimi i zgjedhjeve dhe formimi i qeverisë së re politike do të thotë perspektivë e re për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Në pajtim me marrëveshjen e arritur në takimin mes liderëve të katër partive më të mëdha parlamentare, qeveria kalimtare duhet të zgjidhet në 110 ditë nga zgjedhjet, gjegjësisht sot.

Njëqind ditë para zgjedhjeve, sipas marrëveshjes ndërpartiake, duhet të emërohen edhe Santa Argirova kryeredaktore e RTVM-së.

Me konsensus u zgjodh edhe Lulzim Haziri si anëtari i pestë i Komisionit të përkohshëm për ndjekjen e prezantimit medial, i cili gjithashtu do të punojë deri në fund të zgjedhjeve.

Paraprakisht, u pastrua edhe Lista Zgjedhore nga votuesit të cilët kishin të dhëna kontestuese

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *