Home / Kryesoret / Kuvendi zgjedh sot qeverinë kalimtare

Kuvendi zgjedh sot qeverinë kalimtare

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në pajtim me marrëveshjen e arritur në takimin e liderëve duhet ta zgjedh qeverinë kalimtare e cila do t’i organizojë zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor.

Në qeverinë kalimtare opozita duhet t’i marrë pozitat ministrore në sektorët e Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale, si dhe zëvendësministrave plotësues të Financave, Shoqërisë Informatike dhe Administrarës dhe Bujqësisë.

Këshilli qendror i LSDM-së mbrëmë unanimisht i pranoi propozimet e udhëheqësisë dhe Këshillit ekzekutiv të partisë për kandidatë për ministra dhe zëvendësministra plotësues për përbërjen e Qeverisë teknike për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve.

Kandidat për ministër të Punëve të Brendshme është Oliver Spasovski, Frosina Remenski është kandidate për ministre të Punës dhe Politikës Sociale, Kire Naumov kandidat për zëvendësministër plotësues për Financa, Aleksandar Kiracovski kandidat për zëvendësministër plotësues për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Lupço Nikolovski kandidat për zëvendësministër plotësues për Bujqësi, Ekonomi të Ujërave dhe Pylltari.

Në pajtim me marrëveshjen e arritur sot, 100 ditë para zgjedhjeve, në funksionin kryeredaktor dhe përgjegjësi i RTVM-së duhet të emërohet edhe Santa Argirova, mandati i së cilës do të zgjasë deri në fund të procesit zgjedhor.

Me konsensus u zgjodh edhe Lulzim Haziri si anëtar i pestë i Komisionit të përkohshëm për ndjekjen e prezentimit medial, i cili gjithashtu do të punojë deri në fund të zgjedhjeve.
Në takimin e mbajtur pardje në Klubin e deputetëve liderët e katër partive më të mëdha parlamentare arritën pëlqim që zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor.

Paraprakisht, u pastrua edhe Lista zgjedhore e votuesve të cilët patën të dhëna kontestuese.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *