Home / Kryesoret / LSDM premton se do ta heqë taksën radiodifuzive pasi t’i fitojë zgjedhjet

LSDM premton se do ta heqë taksën radiodifuzive pasi t’i fitojë zgjedhjet

Partia më e madhe opozitare maqedonase, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, premton heqjen e taksës radiodifuzive dhe financim të Radio Televizionit të Maqedonisë drejtpërdrejt nga Buxheti shtetëror.

“Pas 11 dhjetorit askush më në Maqedoni nuk do të paguajë taksë radiodifuzive. U japim fund presioneve, llogarive të bllokuara dhe stresit nga përmbaruesit për fatura të papaguara nga taksa radiodifuzive”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Pushteti, thekson partia e Zoran Zaevit, përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike, i toleron borxhet milionëshe të MTV-së për tatime të papaguara, ndërsa u kanoset me pagesë të detyrueshme të taksës radiodifuzive 85.000 qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *