Home / Kryesoret / LSDM: Punë jopërgjegjëse e udhëheqësisë së KME Manastir

LSDM: Punë jopërgjegjëse e udhëheqësisë së KME Manastir

LSDM-ja opozitare sot i akuzoi udhëheqësinë e KME Manastir për punë jopërgjegjëse dhe kërkoi përgjigje nëse është rrezikuar sezoni i ardhshëm ngrohës dhe prodhimtaria e energjisë elektrike.

“Pse është avaria e re në kombinatin elektroenergjetik dhe nëse sërish punon  vetëm një nga tre blloqet? Blloku 1 është shkyçur një periudhë më të gjatë. Blloku 2 ishte shkyçur dje. Nëse KME Manastir nuk ka mjaft thëngjill për funksionim normal dhe për atë është shkyçur blloku?, pyet në kumtesë LSDM-ja.

Nga LSDM-ja publikojnë fotografi për, siç pohojnë, avarinë e blloqeve të bëra nga materiali. Potencojnë se ndryshimi i pjesës së tillë kushton më shumë se 1.000.000 euro, por edhe që sipas vlerësimeve të tyre deri tani pushteti ka harxhuar mbi miliarda euro në KME Manastir për “riparime dhe modernizime”

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *