Home / Kryesoret / MAPAS: Me rëndësi të jashtëzakonshme informimi i qytetarëve për sigurimin pensional

MAPAS: Me rëndësi të jashtëzakonshme informimi i qytetarëve për sigurimin pensional

Shqyrtimi i mundësive për informimin e qytetarëve dhe njoftimi i tyre me temat e sigurimit pensional, funksionimit të sigurimit kapital të detyrueshëm dhe vullnetar janë një pjesë e temave të Konferencës së sotme ndërkombëtare që, me rastin e shënimit të Ditës për ndërgjegjësim pensional – 15 shtator, e organizoi Agjencia për supervizionin e sigurimit të financuar kapital pensional (MAPAS).

Konferenca, siç tha Bylent Dervishi, kryetar i Këshillit të ekspertëve të MAPAS, e trajton edhe një temë jashtëzakonisht të rëndësishme e cila ka të bëjë me njoftimin e personave të siguruar me të drejtat dhe obligimet e tyre por edhe mundësitë në këtë sferë.

“Në këtë drejtim MAPAS disa vite i njofton qytetarët, i informon dhe e edukon opinionin. Informohen të rinjtë, bëhen prezentime në shkollat e mesme dhe në fakultetet, shkolla të mesme dhe fakultete, ndërsa organizohen edhe ditë të hapura me qytetarët, broshura për pyetjet më të parashtruara”, tha Dervishi.

Ai përkujtoi se sigurimi i financuar kapital pensional apo e ashtuquajtura shtyllë e dytë është rregulluar me ligj në vitin 2005, kur janë dhënë lejet e para, ndërsa pagesat e para janë bërë në vitin 2006. Në vitin 2008 është rregulluar edhe sigurimi kapital pensional vullnetar apo i ashtuquajtur si shtyllë e tretë.

Deri më 31 gusht të këtij viti në dy shoqatat pensioniste në të cilat u pagua një pjesë e kontributit pensional për të siguruarit, janë 417 mijë anëtarë në sistemin e sigurimit pensional të financuar kapital dhe rreth 20 mijë në shtyllën e tretë. Deri më tani tha, janë akumuluar 721 milionë euro në shtyllën e dytë dhe 14-të në të tretën. s

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *