Home / Lajme / Maqedoni / Mediumet italiane kumtuan emrat e udhëtarëve të aeroplanit që u rrëzua afër Kozhles

Mediumet italiane kumtuan emrat e udhëtarëve të aeroplanit që u rrëzua afër Kozhles

Gazeta italiane “La Republika” kumtoi se aeroplanin pivat, i cili u rrëzua dje pasdite afër vendit Kozhle në Veles, e ka drejtuar piloti Françesko Montanjer, kryetar i aeroklubit sportiv amator “Trevizo”. Me të kanë qenë edhe nënkryetari i klubit Dario Bastasin, si dhe Lluka Dale Mule, Angelo Kalegari dhe Ilaria Bertio dhe Visar Begaj nga Kosova, të cilët kanë pasur shtetësi italiane.

Siç shkruan gazeta, viktimat kanë jetuar në Trevizo, Padova dhe Udine. Grupi ka planifikuar të udhëtojë në Prishtinë për shkak të biznesit, si dhe për aktivitete lidhur me aeroklubin “Trevizo”. Ata në Prishtinë është dashur të marrin pjesë në inaugurimin e aeroklubit të atjeshëm.

Aeroplani i rrëzuar ka qenë me shenja nacionale gjermane, i llojit “Pajper Pa 34-200 T Seneka”. Ka fluturuar nga Trevizo, Itali, ndërsa destinacioni i fundit ka qenë Prishtina. Mbi Maqedoni është dashur të kryejë fluturim dhe ishte paraqitur në aeroportin “Aleksandri i Madh” – Shkup për mbushje me derivate.

Zhdukjen e aeroplanit nga radarët dje pasdite në orën 17:40 në MPB e ka paraqitur KJontrolli për fluturime në aeroportin e Shkupit.

Për ngjarjen është informuar Prokurori publik dhe Komiteti për hulumtim të fatkeqësive me aeroplanë. / MIA/

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *