Home / Kryesoret / Mëngjes për të pastrehët në Momin Potok

Mëngjes për të pastrehët në Momin Potok

Në hapësirat e Pikës për personat e pastrehë të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit në Momin Potok, sot do të mbahet aktivitet humanitar-vullnetar nga personat e moshuar për të pastrehët.

Në nder të shpalljes së Nënë Terezës për shenjtore, personat në moshën e tretë të cilët janë vullnetarë në Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit, do të organizojnë mëngjes për të pastrehët të cilët e vizitojnë këtë Pikë për persona të pastrehë.

Ky aktivitet paraqet ndërlidhje të dy aktiviteteve programore të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit përkatësisht programit për persona në moshën e tretë, ku nxitet që ata të kultivojnë plakje aktive përmes aktiviteteve vullnetare dhe pikës për të pastrehët e cila funksionon çdo të martë dhe të premte për të pastrehët në Qytetin e Shkupit.

Pika për të pastrehët është e mbështetur nga Qyteti i Shkupit, ndërkaq programi për persona në moshë të tretë krahas Qytetit të Shkupit është i mbështetur edhe nga Kryqi i Kuq i Austrisë, kompania EVN Maqedoni dhe kompania Dauti

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *