Home / Lajme / Botë / Merkel dhe Oland biseduan për ardhmërinë e Evropës dhe përgatitjet rreth takimit në Bratisllavë

Merkel dhe Oland biseduan për ardhmërinë e Evropës dhe përgatitjet rreth takimit në Bratisllavë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot deklaroi se është me rëndësi thelbësore që në takimin e nesërm të BE-së të nivelit të lartë në Bratisllavë, vëmendja duhet të kahëzohet drejt vendeve më të vogla.

“Në Bratisllavë duhet të dalim me qëndrim se jemi fuqimisht të vendosur të reagojmë së bashku me vendet më të dobëta, bashkarisht t’i zgjidhim detyrat të cilat ndodhen para nesh”, theksoi Merkel në konferencën për shtyp në Paris, pas tkaimit me presidentin francez, Fransoa Oland para Samitit të nesërm.

Oland i bëri thirrje Evropës që të përpunojë vizion të qartë për të ardhmen e saj, duke shtuar se në takimin në Bratisllavë duhet të arrihet marrëveshje për plan dhe të përgatitet udhërrëfyes për BE-në pas vendimit të Britanisë së Madhe për dalje nga Unioni.

Pallati i Eliseut kumtoi se Oland dhe Merkel “bashkëpunojnë ngushtë” për arritjen e pajtueshmërisë rreth propozimeve të cilat do të shqyrtohen në Bratisllavë, ndërkaq vëmendja kryesore iu kushtua çështjeve të sigurisë së Evropës.

Ata dëshirojnë krijimin e forcave të armatosura evropiane me seli të përhershme, prej ku do të mundet urgjentisht të dërgohet ushtria evropiane nëse nevojitet.

Pritet që dy liderët të angazhohen edhe për mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së dhe përmirësim të bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve policore, sistemeve gjyqësore dhe agjencive zbuluese të vendeve-anëtare.

Britania e Madhe, e cila votoi Brekzitin, nuk është ftuar në takimin në Bratisllavë.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *