Home / Kryesoret / Ndalohen 99 persona mes tyre dhe shqiptarë

Ndalohen 99 persona mes tyre dhe shqiptarë

Plot 99 persona janë arrestuar në një mega-operacion të zhvilluar nga policia italiane. Mes të arrestuarve janë shqiptarë, italianë e grekë.

Hetimet kanë nisur që në maj të vitit 2012 nga policia e Breshias. Aksioni eshët shtrirë në disa shtete të ndryshme të Europës, si Holandë, Spanjë, Greqi, Belgjikë e Bullgari.

Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar 5 ton kokainë e mijëra kilogramë të tjera kanabis, që prodhohej në Shqipëri e dërgohej për në Itali me skafe.

Sipas policisë italiane, organizata ishte e përbërë nga disa pjesë, që kishin punën të ndarë. Shqiptarët dhe grekët merreshin me trafikimin e drogën drejt Italisë e vendeve të tjera, ndërsa organizatat e tjera merreshin me shitjen.

Gjatë operacioneve janë sekuestruar edhe 4.728 kilogramë kanabis sativa, 850 gramë heroinë, 554 mijë euro, 7 makina, 5 peshore etj.Tv Klan

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *