Home / Kryesoret / Në 11 aksidente në Shkup, lëndohen gjashtë persona, karrotreci ka larguar 86 automjete

Në 11 aksidente në Shkup, lëndohen gjashtë persona, karrotreci ka larguar 86 automjete

Policia e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer kontroll të gjithsej  11 aksidenteve, në të cilat më lehtë u lënduan gjashtë persona.

SPB – Shkup për MIA-n informon se gjatë ditës së djeshme pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit në komunikacion nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.

Janë sanksionuar gjashtë shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, gjashtë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njejtit janë përjashtuar nga komunikacioni dhe nëntë shoferë të cilët gjatë vozitjes kanë përdorur celular, përkatësisht nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë.

Me ndihmën e automjetit të specializuar, gjatë ditës së djeshme janë mënjanuar 86 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të trafikut.

Sot reparti për parandalim pranë SPB-së Shkup, me fillim në orën 19:00 në hapësirat e SPKP Gazi Babë do të mbajë ligjëratë komunikacioni në të cilën do të marrin pjesë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë shkelje në baza të ndryshme.

Në kuadër të projektit “Kultura në komunikacion e fëmijëve në entet parashkollore” sot Sektori për parandalim pranë SPB-së Shkup do të realizojë punëtori edukative në kopshtin e fëmijëve “Fidani” objekti “Rosica” që ndodhet në rajonin e komunës së Çairit.

Me rastin e ditës pa automobila dhe Java evropiane e lëvizjes,  Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Zyrën e BE-së dhe Ministrinë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot me fillim në orën 10:30 deri në orën 12:00 do të organizojë defile me biçikleta nën titullin “Në qytet pa automobilin tim”. Defileja çikliste do të zhvillohet pas marshrutës së ardhshme: Mbledhje në sheshin “Pela” – nisja nga rr. “11 Tetori”, në të djathtë nëpërmjet bul. “Koço Racin”, djathtë nëpërmjet rr. “Cirili dhe Metodi”, djathtë npërmjet bul. “Kliment i Ohrit”, majtë nëpërmjet bul. “Arradhat partizane” djathtë nëpërmjet rr. “Nikolla Parapunov”, djathtë nëpër mjet bul. “Ilinden” deri te parku i qytetit para Guacës.

Me qëllim të zhvillimit të sigurtë dhe pa pengesa të komunikacionit, si dhe në këtë ngjarje të jashtëzakonshme nga ana jonë do të ndërmerren masa adekuate për sigurimin e komunikacionit, rregullimin fizik dhe depërtimin e tyre nëpër udhëkryqe.

Gjatë mbajtjes së defilesë, komunikacioni do të rikahëzohet nëpërmjet rrugëve të rrethinës, për shkak se nga policia e komunikacionit apelojnë deri te vozitësit të jenë të durueshëm dhe t’i respektojnë urdhërat.

Gjithashtu lexo

Një shtetas i Maqedonisë i plagosur në sulmin në Barcelonë, gjendet në spital

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, nga komunikimi me Ambasadën e Maqedonisë në Spanjë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *