Home / Kryesoret / Në Komisionin për sistem politik duhet të vazhdojë debati rreth raportit të PSP-së

Në Komisionin për sistem politik duhet të vazhdojë debati rreth raportit të PSP-së

Në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot duhet të vazhdojë debati rreth raportit për punën e Prokurorisë Speciale Publike.

Seanca dje u ndërpre për shkak të mospasjes së mundësive për punë sipas rregullores, pasi që prokurorja speciale publike Katica Janeva e braktisi seancën e Komisionit dhe paralajmëroi se do të vijë vetëm në Seancën plenare, në të cilën do të shqyrtohet Raporti për punën e PSP.

Janeva tha se nuk do të kthehet më në seancë sepse deputetët i bëjnë mobing klasik. Debati i komisionit për Raportin e PSP-së ka filluar javën e kaluar.

Në rend dite të Komisionit është edhe Raporti vjetor për punën e Prokurorive Publike në Republikën e Maqedonisë, për vitin 2015.
Në Kuvend sot do të mbajnë seanca edhe Komisioni për arsim, shkencë dhe sport, Komisioni për kulturë, Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, Komisioni për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, Komisioni për sistem politik dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *