Home / Kryesoret / Në PPTH janë duke u marrë në pyetje dy pilotë nga Italia, angazhohet një ekspert për fatkeqësi me aeroplan

Në PPTH janë duke u marrë në pyetje dy pilotë nga Italia, angazhohet një ekspert për fatkeqësi me aeroplan

Në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, pas fatkeqësisë së mbrëmshme të aeroplanit në të cilën në fshatin Kozhle u rrëzua një aeroplan privat, në vijim duke u marrë në pyetje dy pilotë nga Italia të cilët kanë qenë me dy fluturake të tjera dhe kanë ateruar në aeropotin “Aleksandri i Madh” në Shkup. Marrja në pyetje, kumton Prokuroria, bëhet me qëllim të grumbullimit të të dhënave dhe informacioneve.

Prokuroria Themelore Publike Shkup për aktivitetet hetimore për fatkeqësinë, në të cilën jetën e humbën të gjithë gjashtë pasagjerët, angazhoi një person profesional kompetent për këto lloj fatkeqësish.

Ekspertiza në vendin e ngjarjes, është duke u kryer nga dy prokurorë publikë të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, të cilët i drejtojnë ekipet e ekspertëve të organeve kompetente. Edhe krahas kushteve të vështira për qasje në terren, thonë nga PTHP, janë duke u koordinuar dhe janë duke u ndërmarrë masa për grumbullimin dhe përcaktimin e fakteve dhe shkaqeve të fatkeqësisë.

“Me urdhrin e prokurorit publik është siguruar një dron i cili duhet të bëjë xhirimin e terrenit nga ajri ku ka ndodhur fatkeqësia e aeroplanëve. Xhirimet nga droni do të ndihmojnë për përcaktimin e dinamikës së lëvizjes së fluturakes, si dhe për zbulimin e mënyrës deri te cila ka ardhur deri te fatkeqësia”, kumtoi PTH e RM-së.

inistria e Punëve të Brendshme paraprakisht kumtoi se deri më tani në vendin e ngjarjes janë gjetur një krah me një gomë, kuti elektronike metalike, dy telefona celularë, harta për udhëtim dhe një dokument udhëtimi italian.

Pas veprimeve të ndërmarra fillestare në terren, një ekip profesionist i formuar gjatë natës, sot në mëngjes në orën 6:00 është nisur drejt vendit të fatkeqësisë me qëllim që t’i vazhdojë aktivitetet për ta siguruar vendin e ngjarjes, për kryerjen e ekspertizës, dhe identifikimin e personave të vdekur, me qëllim të sigurimit të dëshmive për shkaqet e fatkeqësisë së aeroplanit dhe vdekjes së udhëtarëve. Për shkak të kushteve të këqija në terren, ekipet arritën në terren në orën 10:00 dhe më 10:30 ka filluar sigurimi i lokacioneve për shënimin krim-teknik të gjurmëve.

Ekipi në terren përbëhet nga Prokurori publik, përfaqësues të Mjekësisë ligjore, hetues nga Komiteti për hulumtimin e fatkeqësive ajrore dhe incidenteve serioze, si dhe nëpunës policor nga Sektori për hulumtime kriminalistike-teknike dhe ekspertizë të MPB-së, EUMNA pranë SPB Shkup, PPU nga SPB Shkup, Njësia për krim të dhunshëm, Sektori për delikte seksuale dhe gjinore, gjurmime dhe PPC.

Aeroplani “PAJPER PA 34” me regjistrim gjerman, i aeroklubit sportiv amator “Trevizo”, dje ka fluturuar nga Trevizo, Republika e Italisë, ndërsa destinacioni final ka qenë Prishtina. Mbi Republikën e Maqedonisë është dashur të kryejë fluturim dhe është paraqitur në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup për mbushjen e derivateve. Për vendin ku është rrëzuar aeroplani kanë njoftuar banorët lokal të cilët kanë dëgjuar shpërthim dhe kanë parë zjarr. Zhdukjen e aeroplanit nga radari dje pasdite rreth orës 17.40 në MPB e ka paraqitur Kontrolli për fluturim në aeroportin e Shkupit.

Siç njoftuan mediat italiane, aeroplanin privat e ka drejtuar piloti Francesko Montanjer, kryetar i aeroklubit amator sportiv “Trevizo”. Me të ka qenë edhe nënkryetari i klubit Dario Bastasin, Luka Dale Mule dhe Angelo Kalegari, si dhe Ilaria Bertio dhe Visar Begaj nga Kosova, të cilët kanë pasur edhe shtetësi italian

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *