Home / Kryesoret / Në Shkup në 12 aksidente të komunikacionit katër të lënduar

Në Shkup në 12 aksidente të komunikacionit katër të lënduar

Policia e trafikut gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë në gjithsej 12 aksidente komunikacioni, prej të cilëve tetë janë me dëme materiale dhe katër janë me pasoja lëndime të lehta trupore ku lëndime të lehta trupore kanë pësuar katër veta.

Siç informuan për MIA-n nga SPB-Shkup, gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të bëra ndaj pjesëmmarrëve në komunikacion, nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.

Janë sanksionuar dy shoferë, të cilët kanë lëvizur nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe 20 shoferë kanë qenë pa leje qarkullimi, gjegjësisht me automjet të paregjistruar.

Janë hasur edhe 37 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt dhe shtatë shoferë që derisa kanë drejtuar automjetin kanë përdorur telefonat celularë.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë larguar 62 automjete, të cilët në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal, si atë këmbësorik ashtu edhe atë motorik.

Në kuadër të projektit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë seminar edukativ në SHF “Dimitar Makedonski” me nxënësit e klasës së dytë, e cila gjendet në rajonin e komunës së Aerodromit. 

Sot me fillim në orën 19:00 në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” do të luhet ndeshja reviale në basketboll mes KB Rabotniçki dhe KB Fenerbahçe nga Turqia.

Me qëllim të zhvillimit të pepenguar dhe të sigurtë të komunikacionit si dhe të këtyre ngjarjeve të jashtëzakonshme, nga policia e komunikacionit do të ndërmerren masa përkatëse për sigurimin e komunikacionit, dhe sipas nevojës edhe rikahëzim i komunikacionit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *