Home / Kryesoret / Nënë Tereza shpallet Shenjtore

Nënë Tereza shpallet Shenjtore

Kryetari i i kishës Katolike Papa Franpesku në ceremoninë, e cila u mbajt në Vatikan në sheshin Shën Pjetri e shpalli Nënën Terezë për Shenjtore.

Një delegacion shtetëror dhe kishtar nga Maqedonia merr pjesë në ceremonië e kanonizimit të Nënës Terezë në Vatikan.

Vend të posaçëm në solemnitetin do të kenë Republika e Maqedonisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Indisë, si vende të lindjes, prejardhjes dhe misionit të saj.

Në kanonizimin e Nënës Terezë të pranishëm ishin shumë besimtarë dhe mysafirë të lartë nga tërë bota. Të pranishëm ishin 13 shefa të shteteve dhe qeverive. Janë ndarë 100.000 bileta për ndjekjen e ceremonisë në sheshin “Shën Pjetri”, ndërsa edhe disa mijë ishin në pjesën rreth Vatikanit.

Në qytet ka masa të përforcuara të sigurisë, ndërsa qielli mbi Vatikan sot do të jetë zonë e ndaluar për fluturim.

Janë akredituar 600 gazetarë nga tërë bota, ndërsa ngjarjen e ndjekin 125 shtëpi televizive. Radio Vatikani e transmeton drejtpërdrejtë në gjashtë gjuhë. Drejtpërdrejtë transmetohet edhe përmes ueb faqes së servisit televizitv dhe Jutjub Platformës së Vatikanit.

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sonte do të merr pjesë edhe në hapjen solemne të ekspozitës së fotografive dhe teksteve të lidhura me jetën dhe veprën e Nënës Terezë – Santa di Skopje, Santa del mondo në kishën “Shën Stanisllav”.

Nënë Tereza ka qenë fituese e Çmimit Nobël për paqe, ndërsa karakteri i saj çudibërës ka qenë i pranuar nga Kisha katolike. Ceremonia e lumturimit të Nënës Terezë, që është një hap para shpalljes për Shenjtore, është mbajtur në Sheshin “Shën Pjetri” në vitin 2003, ku morën pjesë mbi 300.000 mijë besimtarë. Me shërbimin solemn udhëhoqi kreu i atëhershëm i Kishës katolike Papa Xhon Pali i Dytë, ndërsa në ceremoninë mori pjesë një delegacion nga Maqedonia, i udhëhequr nga presidenti i atëhershëm, Boris Trajkovski.

Dy janë mrekullitë të njohura botërisht që i hapën rrugën shenjtërimit të murgeshës shqiptare.

E para ishte dëshmia e Monika Besra, nëna e 5 fëmijëve. Ajo është shprehur se lutja përpara ikonës në Nënë Terezës e shëroi nga sëmundja e tumorit në bark. Ngjarja ndodhi në vitin 1998 një vit pas vdekjes së Nënë Terezës. Ajo rrëfeu se ndjekëset e saj e çuan në një kishë dhe i thanë të lutej përpara fotos së shqiptares. Ato i kishin dhënë një medaljon të Nënës Terezës të cilin e vendosën mbi stomakun e saj. Kur u zgjua Besra tha se dhembja e sëmundja ishte zhdukur. Kjo mrekulli u njoh nga në vitin 2003 Papa Gjon Pali i Dytë.

Mrekullia e dytë u njoh në vitin 2015 nga Papa Françesku.

Një 25-vjeçar nga Brazili konfirmoi se falë murgeshës shqiptare ishte kuruar nga tumori në tru.

Në vitin 2003 Papa Gjon Pali i dytë shpalli Lumturimin e Nënës Terezë ndërsa në vitin 2016 Papa Francesku e shpalli atë të Shenjtë

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *