Home / Kryesoret / Nevzat Bejta urë lidhëse mes biznesve të Gostivarit dhe bizneseve kosovare

Nevzat Bejta urë lidhëse mes biznesve të Gostivarit dhe bizneseve kosovare

Bashkëpunimi i Sektorit Privat të dy Komunave të Kosovës me Sektorin Privat të Komunës së Gostivarit, ishte qëllimi i takimit mes kryetarit, z. Nevzat Bejta me përfaqësuesit e organizatës “Global Consulting & Development Associates – Kosovë”, e cila realizon projektin në kuadër të programit të UNDP – Kosovë.

Mysafirët nga Republika e Kosovës njoftuan kryetarin Nevzat Bejta se projekti respektivisht organizimi i takimit “Biznesi për Biznesin”, midis bizneseve të dy rajoneve ekonomike të Kosovës (Dragash dhe Shtërpcë) dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, ka synim forcimin e bashkëpunimit në aktivitetet e bujqësisë, industrie ushqimore dhe të gastronomisë-turizëm.

“Objektivi kryesor i kësaj detyre është që të krijojë një rrjet të komunikimit dhe bashkëpunimit mes prodhuesve vendor (bizneset të komunave Dragash dhe Shtërpcë) me prodhuesit / bizneset në rajon dhe të mundësojë shkëmbime të mira të praktikave të biznesit/prodhimit, në rastin konkret me bizneset e Gostivarit”, tha Arsim Vranovci.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i dha mbështetje të plotë realizimit të këtij projekti, duke premtuar çdo lloj mbështetje në suaza të kompetencave që ka Komuna e Gostivarit.

Gjatë vizitës në Gostivar u vendos që takimi mes përfaqësuesve të Sektorit Privat të dy Komunave të Kosovës dhe Sektorin Privat të Komunës së Gostivarit, të mbahet më datë 29 Shtator në restorant “Albis”, në Gostivar duke filluar nga ora 10:00, dhe pritet të marrin pjesë drejtues të 50 bizneseve nga Kosova dhe mbi 50 bizneseve nga Komuna e Gostivarit.

Krijimi i rrjetit të bashkëpunimit do të bëhet me anë të konceptit “Biznesi për Biznesin” në mënyre që të arrihet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit midis bizneseve të të dyja  vendeve.

Dy komunat e Kosovës dhe Gostivari janë zgjedhur si rajone strategjike për shkak të mundësisë së lartë për bashkëpunim midis njëri-tjetrit. Persë i përket komunës së Gostivarit, është zgjedhur për vetë bashkëpunimin të cilin e ka me komunën e Dragashit në projektet e bashkëpunimit ndërkufitar.

Bizneset e dy komunave të Kosovës (Dragash dhe Shtërpcë) do të kenë një mundësi të madhe për të vendosur marrëdhënie biznesi me prodhuesit, përpunuesit me eksportuesi nga Maqedonia.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *