Home / Kryesoret / Nikolla Poposki: Nuk kam ambicie për kryeministër

Nikolla Poposki: Nuk kam ambicie për kryeministër

Zëvendës kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki theksoi se janë qëllimkëqija spekulimet se do të mund që të ishte kryeministër i ri nëse VMRO-DPMNE fiton në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Partia ka lider, e unë nuk kam ambicie për kryeministër, deklaroi ai në një intervistë, .

Zotëri Poposki, me Greqinë fqinje në periudhën e kaluar punët e ndërtimit të besimit. Deri kur? A ka disa ndryshime, afrim të qëndrimeve për emrin?

“Mendoj se dy punët duhet që t`i ndajmë. Nga njëra anë punojmë dhe do të punojmë në krijimin e besimit dhe kjo gjë është e patjetërsueshme shumë më shumë se çdo punë tjetër. Në këtë moment nuk mund të them se kemi progres aq të madh në raport me emrin, para së gjithash, pasi që konteksti politik nuk është i përshtatshëm për këtë. Edhe Greqia po përballet me probleme serioze politike edhe Maqedonia gjendet në një periudhë para zgjedhjeve. Një çështje e tillë e madhe me pasoja aq serioze duhet që ta zgjedhin qeveri me një mandat të fuqishëm dhe me një vendosmëri të qartë të zgjidhjes së atij problemi. Në ndërkohë mendoj se jemi duke e bërë punën më të rëndësishme, e kjo gjë është ndërtimi i besimit me projekte konkrete, me bashkëpunim konkret”, deklaroi Nikolla Poposki.

Si mund të garantoni se nuk do të ketë presione mbi administratën për zgjedhjet?

“ Askush nuk mund ta garantoje këtë gjë në cilin do vend, por ajo që mund ta bëjmë është që të kemi mekanizëm për parregullsitë e mundshme që të kemi mundësi t`i bëjmë publike, t`i shpërndajmë nëse ekzistojnë parregullsi, të ketë sanksionim. Ky është sistemi, këto janë zgjedhjet. Përndryshe prej në fillim dikush të thotë se do të ketë një lloj të paraqitjeve që mund të vlerësohen si negative në procesin zgjedhor është naive. Unë nuk besoj se mund që të ketë një proces të tillë zgjedhor ku prej në fillim do të thonim se gjithçka duhet që të jetë ideale. Nuk e dimë. Do ta marrim vesh kur të përfundojnë zgjedhjet dhe kur të dale raporti.”, deklaroi Nikolla Poposki.

Nëse VMRO-DPMNE fiton në këto zgjedhje me 11 dhjetor, a e shikoni vetveten si një lider i ri ose kryetar i kësaj partie?

“ Jo, partia ka edhe lider edhe kryetar”, deklaroi Nikolla Poposki.

Një opinion më së shumti po spekulohet për emrin tuaj për kryeministër të ri nëse partia i fiton zgjedhjet?

“Jo, besoj se ato janë spekulime qëllimkëqija që duan ta dëmtojnë dikë. Nuk besoj në këtë gjë.”, deklaroi Nikolla Poposki.

Nuk keni ambicie?

“Jo.”, u përgjigj shkurt Nikolla Poposk

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *