Home / Kryesoret / Një aeroplan është rrëzuar në Kozhle, gjashtë të vdekur

Një aeroplan është rrëzuar në Kozhle, gjashtë të vdekur

Aeroplani që u zhduk dje pasdite është rrëzuar në fshatin e Velesit, Kozhle, ku janë gjetur mbetje të fluturakes. Lokacionin e rrëzimit e konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Në fatkeqësinë kanë humbur jetën gjashtë pasagjerë, identiteti i të cilëve nuk është konfirmuar, por mediat italiane publikuan se bëhet fjalë për katër italianë dhe dy shtetas kosovar.

Aeroplani ka qenë privat me shenja gjermane, i tipit “Pajper Pa 34-200 T Seneka”. Ka fluturuar nga Trevizo, Itali, ndërsa destinacioni përfundimtar ka qenë Prishtina. Mbi Maqedoninë është dashur të fluturojë dhe është paraqitur në aeroportin “Aleksandri i Madh” – Shkup për mbushje me karburant.

Zhdukjen e aeroplanit nga radari dje pasdite në orën 17:40 në MPB e ka paraqitur Kontrolli i fluturimeve në aeroportin e Shkupit.

Për ngjarjen është informuar Prokurori publik dhe Komiteti për hulumtime të fatkeqësive ajrore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *