Home / Lajme / Kronika e zezë / Një fëmijë nga Poroi është lënduar rëndë pasi është shtypur nga traktori

Një fëmijë nga Poroi është lënduar rëndë pasi është shtypur nga traktori

Një fëmijë i moshës pesë vjeç e gjysmë nga Poroji, rajoni i Tetovës është lënduar rëndë dhe është në rrezik për jetë, pasi mbrëmë rreth orës 19:30 minuta është shtypur nga traktori “IMT 538”, para shtëpisë së tij në fshat, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Sipas informacioneve të tij, fëmija ishte sjellë në Spitalin e Tetovës nga babai i tij A.M. (33) rreth orës 20:00 prej ku pas ndihmës së dhënë mjekësore është transferuar dhe mbajtur në klinikat e Shkupit dhe është në rrezik për jetë.

Sipas shpjegimit të babait, derisa ai ka qenë brenda në shtëpi, fëmijë e ka ndezur traktorin e tij që kishte qenë në shpejtësi dhe i cili ka filluar të lëviz përpara.

Nga lëvizja e traktorit fëmija e ka humbur baraspeshën dhe pas rrëzimit është shtypur nga rrota e pasme e anës së majtë. Gjatë ditës së sotme do të kryhet kontroll në vendin e ngjarjes dhe lëndimi i fëmijës dhe tërësisht do të zbardhet rasti, paralajmëroi Josifovski.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *