Home / Kryesoret / Njëzet e një komuna do të përfitojnë gjinekolog amë, disa për herë të parë

Njëzet e një komuna do të përfitojnë gjinekolog amë, disa për herë të parë

Shteti me 30 gjinekologë të rinj të cilët do të specializojnë të bashkëfinancuar nga Qeveria do ta zgjidhë problemin me mungesën e gjinekologëve në vend. Disa komuna si Buteli, Shuto Orizara, Haraçina, Bogovina, Bërvenica, Vrapçishta, Jegunoca, Likova, Tearca dhe Dmeir Kapia për herët ë parë do të pajisen me gjinekolog amë.

Këtë  e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov në konferencë për shtyp, ku informoi se në konkursin e tretë të shpallur për specializime të bashkëfinancuara ka përfunduar procedura për selektim dhe zgjedhje të kandidatëve në gjinekologji dhe akusheri për gjinekologë amë për gjithsejt 21 komuna dhe katër fizikanë të diplomuar për katër ente publike shëdnetësore për specializim nga sfera e fizikës mjekësore bërthamore.

Siç sqaroi, me këtë përforcohet kuadri i gjinekologëve amë në komunën Aerodrom, e cila do të fitojë katër gjinekologë të rinj amë, Gazi baba tre, Buteli,l Shuto Orizara, Karposhi dhe Kisella Voda nga dy dhe Haraçina, Manastiri, Bogovina, Bërvenica, Velesi, Vrapçishta, Gostivari, Demir Kapia, Zhelina, Jegunoca, Likova, prilepi, Saraji, Tearca dhe Çairi nga një gjinekolog amë.

Në komunat ku për herë të parë apo pas një periudhe të gjatë do të ketë gjinekolog amë, specializimi do të bashkëfinancohet në 90 për qind nga ana e shtetit. Gjinekologët amë do të kenë marrëveshje të garantuar të nënshkruar me Fondin për punë dhe do të marrin njëmijë pikë, që paraqet si të kenë njëmijë pacientë dhe kompensim mujor prej 15.000 denarëve.

Për momentin në shtet ka 151 gjinekologë amë dhe sipas ministrit, specializimet e reja të bashkëfinancuara të gjinekologëve do të jenë një plotësim serioz.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *