Home / Kryesoret / Oliver Andonov i propozuar për ministër të Punëve të Brendshme

Oliver Andonov i propozuar për ministër të Punëve të Brendshme

Dorëhiqet ministri i brendshëm Mitko Çavkov, ndërkohë që Oliver Andonov është propozimi i ri i kryeministrit Emill Dimitriev për ministër të brendshëm. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi qeveritarë Aleksandar Gjorgjiev.

“Mund të konstatoj se ministri Çavkov para pak çastesh ka deponuar dorëheqjen e tij në pozitën e ministrit për punë të brendshme. Kryeministri Emill Dimitriev e ka pranuar dorëheqjen e Çavkovit dhe në pajtim me regullativat ligjore e ka dorëzuar deri tek Kuvendi për konstatim. Njëkohësisht deri te Kuvendi kryeministri ka dorëzuar propozimin që profesori Oliver Andonov të jetë ministri i ri për punë të brendshme”, deklaroi Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i Qeverisë.

Sipas Gjorgjiev pasiqë Kuvendi të votoj Andonovin, ai do të jetë ministri i ri, më pastaj do të jetë zv/ ministër plotësues për punë të brendshme në Qeverinë për organizimin e zgjedhjeve që duhet të votohet gjatë ditës së nesërme në Kuvend.

Ndërkohë raportohet që kryeministri Emill Dimitriev ta propozoj Mitko Çavkovin për drejtor të Drejtorisë për Siguri Publike.

Zëdhënësi qeveritarë gjithashtu ka konfirmuar se gjatë seancës së sotme të qeverisë  me kërkesë të tyre personale janë shkarkuar nga funksioni drejtorët e deritanishëm të Byrosë për siguri publike dhe Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Goranço savovski dhe Lupço Andonovski. Në seancën e njëjtë qeveritare  për drejtor të Byrosë për siguri publike është emëruar Vlladimir Atanasovski, drejtor i deritanishëm i Drejtorisë për kundërzbulim financia

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *