Home / Kryesoret / Oliver Andonov vetë disa orë ministër

Oliver Andonov vetë disa orë ministër

I ulur për më pak se 24 orë në karrigen e ministrit të Brendshëm, Oliver Andonov, kuadër i VMRO-DPMNE-së i tha lamtumirë postit. Ende pa iu gëzuar karriges, zbrit një shkallë më poshtë. Emërimi i Andonovit u përkrah nga 65 deputetë pa praninë e opozitës në sallë gjatë votimit. Atmosfera ishte e përzier mes revoltës dhe talljes sa dhe vetë kreu i parlamentit Veljanovski disa herë u detyrua të kërkonte më shumë seriozitet.

“Ju lutem kolegë, ju lutem mos bërtitni! Në sallë ka të pranishëm 66 deputetë. Ju lutem të jemi pak seriozë!”, tha kryetari i parlamentit Trajko Veljanovski.

Përzgjedhja e ministrit njëditor shkaktoi revolt të madhe te deputetët e opozitës. Ata thanë se Andonov nuk duhet të jetë ministër as një minutë e jo më 15 orë, gjë të cilën ata e konsideruan si marrëzi.

“Z. Dimitriev mendoj se duhej njeriun ta fusnit në sallë që për këto deputetë që do të votojnë të shohin se kë do të votojnë. Nuk kishte nevojë që të bëni prezantim kaq të gjatë sepse ky njeri aq gjatë sa folët ju nuk do të jetë ministër”, deklaroi Goran Sugarevski, deputet i LSDM-së.

Andonov do të hyjë në historinë e Maqedonisë si ministër për vetëm disa orë, por pavarësisht kësaj, atij si kujtim do t’i mbetet fotografia e bërë sot në zyrën e ministrisë, e cila për disa orë figuroi edhe në ballinën e faqes së internetit të MPB-së. Andonov zuri vendin e Mitko Çavkovit, pasi ky i fundit dha dorëheqje një ditë para përzgjedhjes së Qeverisë për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *