Home / Kryesoret / Padi penale për kryetarin e komunës së Kumanovës

Padi penale për kryetarin e komunës së Kumanovës

PB Kumanovë ngriti padi penale kundër kryetarit të komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski, L. L.S (52) – udhëheqës i Sektorit për urbanizëm dhe V.L (62) – udhëheqës i Sektorit për mbikqyrje inspektuese në komunën e Kumanovës, për shkak ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”.

MPB njoftoi se Damjanovski në nëntor të vitit 2008 i ka tejkaluar autorizimet e tij në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për rrugë shtetërore me ç’rast ka miratuar dhe lëshuar në përdorim udhëkryqin e rikonstruar në Kumanovë mes bul. “Brigada e tretë e Maqedonisë”, bul “Revolucioni i tetorit” dhe rr “Branko Bogdanoski” – Gicman, edhe pse e ka diturt dhe ka qenë i obliguar ta dijë se për veprimin e njëjtë nevojitet leje përdorimi.

E denoncuara e dytë L.LS me moskryerjen e detyrës së saj ka kërkuar miratim për dokumentacion teknik lidhur me shenjat e komunikacionit dhe sinjalizimin e komunikacionit nga MPB e RM-së. E denoncuara e tretë V.L me moskryerjen n e detyrës së saj zyrtare nuk ka kërkuar punësim për inspektoratin komunal për rrugët shtetërore, e as detyrat e punës për vendin e theksuar të punës i ka ndarë dikujt tjetër nga sektori i saj.

Për shkak të kësaj, nga periudha e lëshimit jozyrtar në përdorim të udhëkryqit deri sot kanë ndodhur 31 aksidente  në të cilat tre persona e kanë humbur jetën, gjashtë njerëz kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 26 kanë marrë lëndime trupore, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar material arrin 1.455.000 denarë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *